Te Leipzig po mendojnë blerjen përfundimtare të Brajan Grudës

Brajan Gruda po gjen formën e tij te RB Leipzig. Pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme kundër TSG Hoffenheim, lind pyetja nëse lojtari i huazuar nga Brighton do të qëndrojë në klubin gjerman përtej verës. Në fitoren e thellë 5-0 të Leipzig ndaj Hoff...

Sport

Brajan Gruda po gjen formën e tij te RB Leipzig. Pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme kundër TSG Hoffenheim, lind pyetja nëse lojtari i huazuar nga Brighton do të qëndrojë në klubin gjerman përtej verës.

Në fitoren e thellë 5-0 të Leipzig ndaj Hoffenheim, sulmuesi shqiptar Gruda shënoi dy gola dhe dha një asist, . Kjo performancë nënvizoi potencialin e tij të plotë si sulmues me talent teknik.

RB Leipzig e huazoi 21-vjeçarin gjatë dimrit, pa opsion blerjeje të përcaktuar, duke lënë të ardhmen e tij të pasigurt.

Sipas ‘kicker’, duket e mundshme që klubi të kërkojë bisedime me Brighton për një transferim të përhershëm.

Trajneri Ole Werner u shpreh për Grudën: “Që nga dita e parë, të gjithë e kuptuam se ai është një lojtar që mund të na ndihmojë. Ai përshtatet shumë mirë me ekipin, e kupton lojën dhe mund të luajë në disa pozicione. Jemi shumë të lumtur që e kemi këtu.”

Për një nënshkrim të përhershëm, Werner shtoi: “Çdo gjë tjetër do të jetë çështje që do të duhet të zgjidhet midis klubeve dhe lojtarit. Për momentin, jemi të lumtur që ai është këtu dhe na ndihmon të arrijmë qëllimet tona.”

Ndërkohë, Gruda synon të marrë pjesë në Kampionatin Botërorë me Gjermaninë, edhe pse aktualisht është i grumbulluar vetëm me U21.

Interesim për Grudën ka shfaqur edhe Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, pasi sulmuesi shqiptar ka të drejtë të zgjedhë se cilën Kombëtare ta përfaqësojë mes Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës. /Telegrafi/