Indri Shiroka në spektaklin e së hënës në Ferma VIP kërkoi ndarjen live nga Vanesa Sono.
Ai i kishte shkruar një letër asaj, në të cilën do ta njoftonte rreth ndarjes, meqë ish-konkurrentja ndodhet jashtë fermës.
Ky veprim i aktorit u komentua gjerësisht edhe nga fermerët e tjerë, të cilët ngelën të shokuar.
E në ditën e sotme (e martë), Elvis Pupa në një bisedë me Sara Karajn bëri një deklaratë të fortë për Indrin.
“Gjithë mashtruesit kanë me vuajtur në këtë jetë, gjithë manipulatorët se vuajnë se e varin jetesën e vet te manipulimi i të tjerëve. Njerëzit janë mësuar me dallavere, kështu do t’i shkojë jeta të gjithëve”, u shpreh ndër tjerash.
Këtë duket se e mbështet nga jashtë edhe Vanesa, e cila e shpërndau në InstaStory.
Kjo ka lënë të nënkuptohet se është e lënduar nga Indri dhe se do e marrë atë që meriton. /Telegrafi/






