Duke mbrojtur qasjen e Mikel Artetas, Thierry Henry ka përmendur përvojën e tij kundër Chelseat të Jose Mourinhos, të cilët u kritikuan për pragmatizëm, por fituan titullin e sezonit 2004/05 me 12 pikë diferencë.
Legjenda franceze vëri në dukje se Arsenali shënoi më shumë gola atë sezon, por pësoi mbi dyfishin e golave sesa Chelsea, duke u bërë forca mbrojtëse e të cilit i dha fund dominimit të “Topçinjve” dhe Manchester United.

“Frank Lampard e përfundoi atë sezon si golashënuesi më i mirë me 13 gola”, tha Henry.
“Ishin shumë të vështirë për t’u mposhtur, të jashtëzakonshëm në pushim. Të gjithë e lavdëruan Mourinhon dhe Chelsean, dhe me të drejtë. Ata gjetën një mënyrë për ta ndaluar dyshen”.
“Shumë mirë. Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo Chelsea, mirë”, përfundoi legjenda franceze. /Telegrafi/





