“Tani mund të luajmë kundër Arsenalit” – Cherki ndezë sfidën e titullit

Sport

Rayan Cherki ka ulur rëndësinë e lavdërimeve personale pas një tjetër paraqitjeje të mirë në fitoren 3-0 të Manchester City ndaj Chelsea, duke thënë se fokusi i tij mbetet gjithmonë te suksesi i ekipit. Cherki ishte shumë i përfshirë në lojën sulmuese të Man Cityt, përfshirë një asist të rëndësishëm, por pranoi se për të […]

Madhësia e shkronjave

Rayan Cherki ka ulur rëndësinë e lavdërimeve personale pas një tjetër paraqitjeje të mirë në fitoren 3-0 të Manchester City ndaj Chelsea, duke thënë se fokusi i tij mbetet gjithmonë te suksesi i ekipit.

Cherki ishte shumë i përfshirë në lojën sulmuese të Man Cityt, përfshirë një asist të rëndësishëm, por pranoi se për të më e rëndësishme është fitorja sesa statistikat personale.

“Kur dhashë pasimin nuk e dija nëse ai do të shënojë. Por kur ai shënoi, u gëzova për të dhe për ekipin”, deklaroi ai.

Duke folur për të ardhmen, mesfushori francez e vlerësoi ndeshjen ndaj Arsenal si një përballje shumë të rëndësishme në garën për titull.

“Tani mund të shkojmë dhe të luajmë kundër Arsenalit, që është një ndeshje e madhe për ne”, shtoi ai.

Pavarësisht presionit në fazën vendimtare të sezonit, Cherki tha se nuk ndien ngarkesë dhe se po e shijon këtë moment.

“Nuk ndiej presion. Thjesht dua të luaj me bashkëlojtarët e mi, t’u jap kënaqësi tifozëve dhe të bëj pasime të mira… për të gjithë lojtarët, sepse na duhen golat”, nënvizoi francezi. /Telegrafi/