Yll Gashi sërish ka qenë heroi në grupmoshat e Gjermanisë, këtë herë në fitoren ndaj Bosnja-Hercegovinës, në fitoren 2-1 për grupmoshat U19.
Qendërsulmuesi e shënoi golin e fitores pas një aksioni të bukur, ku u asistua nga Staff.

Me një goditje të saktë, ai e mposhti portierin mysafir për t’ia fituar pikët e plota Gjermanisë.
Përndryshe, Gashi kërkohet me ngulm nga Kosova dhe Shqipëria, me përzgjedhësin Franco Foda që edhe është takuar me lojtarin në Munih, ndërsa e sheh si projekt direkt për ekipin A të “Dardanëve”.
Gashi ende nuk ka vendosur se kë të përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar, pavarësisht spekulimeve se i ka thënë “PO” Kosovës./Telegrafi/





