Një 6-vjeçar është sulmuar nga qentë endacak në fshatin Strimnicë të Komunës së Zhelinës, ndërsa nga lëndimet e marra ka përfunduar në spital. Siç njofton Nistori, 6-vjeçari ka marrë lëndime të dukshme në bark, kokë dhe kofshë.
Babai i tij u shpreh i revoltuar, duke thënë se ndjehet i pambrojtur ai dhe familja e tij.

“Afër shtëpisë është sulmuar nga disa qenë endacak, e kanë rrëzuar dhe e kanë kafshuar. Djali është i lënduar në kofshë, në këmbë, në bark dhe në kokë. Ka lëndime në ballë kur është rrëzuar”.
“Rasti në polici është paraqitur nga vetë mjekët. Ata më thanë se është obligim që ta paraqesin në polici. Më vjen keq që nuk jena të mbrojtur, por edhe nuk na lejojnë të mbrohemi”, tha për Nistori, prindi i fëmijës së sulmuar.





