Sulmi vdekjeprurës rus në Zaporizhzhia zbeh shpresat për përparim drejt paqes, thotë Zelensky

Bota

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se sulmet vdekjeprurëse ruse në juglindje të Ukrainës kanë zbehur shpresat për përparim drejt paqes, të cilat ishin krijuar pas një armëpushimi të kufizuar humanitar javën e kaluar. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës (DSNS), të paktën 24 persona, përfshirë dy punonjës të ekipeve të shpëtimit dhe katër […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se sulmet vdekjeprurëse ruse në juglindje të Ukrainës kanë zbehur shpresat për përparim drejt paqes, të cilat ishin krijuar pas një armëpushimi të kufizuar humanitar javën e kaluar.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës (DSNS), të paktën 24 persona, përfshirë dy punonjës të ekipeve të shpëtimit dhe katër policë, u vranë të hënën nga sulmet me bomba ajrore ruse në rajonin e Zaporizhzhias. Pesë persona të tjerë raportohet se mbetën të plagosur.

Guvernatori rajonal, Ivan Fedorov, tha se gjatë gjithë ditës forcat ruse kishin hedhur të paktën nëntë bomba KAB-3000 në vendbanimin Komyshuvakha.

“Të gjitha shërbimet emergjente po punojnë me kapacitet të plotë në vendngjarje, ndërsa punonjësit komunalë po pastrojnë rrënojat”, shkroi ai në Telegram.

Zelensky e cilësoi sulmin si “jashtëzakonisht të tmerrshëm”, duke thënë se objektiv ishte edhe një shkollë që përdorej për qëllime humanitare dhe ku disa persona po merrnin ndihma, transmeton Telegrafi.

Sipas presidentit ukrainas, pas goditjes së parë ajrore, Rusia kreu një sulm të dytë me nëntë bomba të tjera, duke shënjestruar pikërisht strehën ku njerëzit ishin futur për t’u mbrojtur.

Ukraina do të investojë deri në 1 miliard euro nga huaja e BE-së në projekte të përbashkëta të mbrojtjes

Pamjet e publikuara nga DSNS tregojnë një ndërtesë të shkatërruar pothuajse tërësisht, të kthyer në një grumbull rrënojash, si dhe një autobus që duket se është djegur.

Në reagimin e tij, Zelenskyy tha se sulmi kishte goditur edhe mundësinë për hapa të rinj drejt një marrëveshjeje paqeje. Ai iu referua operacionit humanitar në Oleshky, pas të cilit, sipas tij, ishte krijuar një moment kur zhvillimet e mëtejshme mund të tregonin se përparimi drejt paqes ishte i mundur.

Të shtunën, persona të evakuuar nga qyteti Oleshky, në rajonin e pushtuar të Khersonit, mbërritën në territorin e kontrolluar nga Ukraina, pasi udhëtuan përmes Bjellorusisë. Evakuimi u realizua gjatë një armëpushimi të rrallë humanitar mes Kievit dhe Moskës.

Megjithatë, Zelenskyy tha se sulmi në Zaporizhzhia dëshmonte se Rusia po dërgonte një sinjal krejtësisht të kundërt dhe se, në vend të përpjekjeve për paqe, po llogariste në më shumë viktima.

“Duhet të ketë një përgjigje ndaj kësaj – një përgjigje nga bota. Një përgjigje të fortë dhe të vendosur”, shtoi ai.

Ndërkohë, autoritetet në rajonin e Khersonit njoftuan se Rusia kishte rifilluar sulmet ndaj këtij rajoni të hënën, pas një goditjeje me dron në distriktin Korabelny. Nga sulmi raportohet se një grua 62-vjeçare dhe një burrë 73-vjeçar pësuan lëndime nga shpërthimi. /Telegrafi/

Komentet