Stelina ka qenë së fundmi e ftuar në “Trotuar”, ku ndër tjerash është pyetur edhe për lajmin e fundit, ndarjen e Keijsit nga Ina.
Kjo pasi e njëjta ka qenë e përfshirë në fillim me Keijsin jashtë Big Brother, e po ashtu edhe brenda.
Më pas hyrja e Inës në këtë format ndryshoi rrjedhën e tyre, duke u bërë çift kështu me ish-banorin.

Megjithatë, kjo marrëdhënie nuk shkoi gjatë as jashtë mureve të shtëpisë së famshme.
Ata pranuan se janë ndarë për shkak se mendimet e gjërat e tyre janë të ndryshme.
Stelina kur u pyet për këtë tha se gjysma e Shqipërisë i kanë shkruar për këtë ngjarje.
Madje bëri të ditur se merr shumë mesazhe për çdo gjë që ndodh edhe me Keijsin. /Telegrafi/





