“S’po punojnë për gjakun e tyre”, familjarët e viktimave në masakrën e Rezallës kritikojnë institucionet

Vështirë që flet, kur në mend i sillen kujtimet mizore që lufta i sjellë. Azize Vojvodës, masakra e Rezallës në Skënderaj që kreu Serbia, ia mori babain, 3 vëllezërit e edhe familjarë të tjerë. “Djalin e vëllaut ma kanë vra pa i bë 20 vjet…”, ka thënë ajo. Periudhën e prillit 1999, e kujton si […]

Nacionale

Vështirë që flet, kur në mend i sillen kujtimet mizore që lufta i sjellë.

Azize Vojvodës, masakra e Rezallës në Skënderaj që kreu Serbia, ia mori babain, 3 vëllezërit e edhe familjarë të tjerë.

“Djalin e vëllaut ma kanë vra pa i bë 20 vjet…”, ka thënë ajo.

Periudhën e prillit 1999, e kujton si një nga më të vështirat në jetën e saj edhe tash kur kanë kaluar 27 vite nga ajo kohë.

Vojvoda është e pakënaqur me mënyrën se si janë trajtuar familjarët e viktimave të luftës.

“Kjo kunata më ka mbet pa shpi, i ka shku burri, kërkush nuk vjen me vizitu, pa i bo 30 vjet ka mbet vetëm kjo kunata”, ka thënë Vojvoda.

Mjaft mirë situatën e asaj kohe e ka mbajtur mend edhe Emine Hajdari, të cilës iu vra babai e vëllau nga forcat serbe.

“Kajshin fëmija, bërtitshin, nuk mundeshin me I gjet ku I kanë prindërit se kolona të mëdhaja, 5 mëngjes na kanë çu në Skënderaj, më pas na dërgun në Drenas, kajshin fëmija të mëdhejtë…”, ka thënë Hajdari,

Nga gjenocidi serb u prek edhe familja Gashi.

Rexhep Gashi ndan kujtime që axha i tij ia kishte rrëfyer.

“Sadria e ka pa që ju kanë gjujt të vdekurit sipër, ky ka mbet gjysëm orë ashtu, si nuk ka ni zhurma e kallasha, është qu edhe ka ik prej aty”, ka thënë Gashi.

Masakra e Rezallës konsiderohet si një ndër krimet më të rënda që regjimi serb në krye me Sllobodan Milloshqeviqin, kreu gjatë luftës në Kosovë, ku nga aty kanë shpëtuar vetëm 3 persona të gjallë.