Ballina Sport Sot në Basel, Erion Veseli ngjitet në ring – thirrje për mbështetje...

Sot në Basel, Erion Veseli ngjitet në ring – thirrje për mbështetje nga bashkatdhetarët shqiptarë

85

Boksieri shqiptar nga Konçuli i Bujanocit, Erion Veseli do të zbresë sot në ring në kuadër të një eventi të rëndësishëm të boksit profesionist që mbahet në Basel të Zvicërs. I pamposhtur deri më tani, Veseli vazhdon të ndërtojë karrierën e tij me disiplinë, përkushtim dhe përgatitje serioze, duke përfaqësuar denjësisht sportin shqiptar në arenën ndërkombëtare, dhe duke u bër një ambasador i Luginës në boksin profesional.

Meçi zhvillohet sot, më 07 shkurt 2026, në ambientet prestigjioze të Grand Casino Basel, në kuadër të eventit “Sparkling Boxing – Arnold Boxfit”. Kjo përballje konsiderohet një tjetër test i rëndësishëm për Veselin, i cili synon të ruajë rekordin e tij të pastër dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt niveleve më të larta të boksit profesionist.

Reklama

Si medium informativ, ne u bëjmë thirrje bashkatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në Bazel dhe rrethinë që të jenë të pranishëm dhe ta mbështesin boksierin shqiptar nga afër. Përkrahja e publikut është një element i rëndësishëm motivues dhe një mbështetje morale e çmuar në ring.

I njohur për fokusin, forcën dhe vendosmërinë e tij, Erion Veseli hyn në këtë përballje me besim të plotë dhe me synimin për të konfirmuar edhe një herë potencialin dhe cilësitë e tij sportive.

Meçi i sotëm pritet të zgjojë interes të madh te publiku sportdashës dhe të shënojë një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e boksierit shqiptar Erion Veseli.

- Reklamë -