Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit një lajm tepër emocionues dhe të rëndësishëm për familjen e saj.
Përmes një postimi prekës në rrjete sociale, ajo bëri të ditur se nëna e saj ka përfunduar zyrtarisht trajtimin me kimioterapi dhe radioterapi, pas një beteje të vështirë me sëmundjen e kancerit, shkruan Indeksonline.
“Sot morëm përqafimin për të cilin u lutëm”, shkroi në një video të publikuar, duke e shoqëruar me pamje nga një moment i mbushur me emocione dhe përqafime mes familjarëve.
Në përshkrim ajo shprehet se ka qenë një rrugëtim i vështirë dhe i papërshkrueshëm me fjalë, por mirënjohja dhe optimizmi kanë mbizotëruar gjatë gjithë kësaj kohe. Ajo thekson se megjithëse sfida e madhe është drejt përfundimit, familja vazhdon të jetojë me shpresë dhe lutje për shërim të plotë.
Sipas saj, në mesin e muajit mars, nëna e saj do t’i nënshtrohet kontrollit të parë pas përfundimit të terapive, ndërsa familja shpreson që rezultatet të konfirmojnë rikuperimin e plotë.
Postimi është pritur me mijëra reagime dhe komente mbështetëse nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar shëndet dhe forcë familjes Ramosaj.
Screenshot
“Sot morëm përqafimin për të cilin u lutëm”, momente emocionuese në familjen e Beatrix Ramosajt
- Reklamë -











