Situata me Selin, gruaja e Mirit: Vetëm unë dhe ai e dimë se sa e vërtetë është dashuria jonë

Bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka folur sërish për raportin e tyre në Big Brother Radio.

"Kam dëgjuar shumë që thonë se përse Miri nuk flet shumë shpesh për mua ose për dashurinë tonë dhe unë thjesht dua të them që për mua edhe për Mirin dashuria jonë është një gjë shumë e shenjtë, ashtu siç është edhe familja jonë", u shpreh ajo.

Tutje tha: "Prandaj nuk flasim gjithë kohën sepse dashuria e vërtetë nuk ka nevojë të jetë e zhurmshme. Ajo dashuria që kemi ne është mes ne të dyve dhe nuk është diçka që duhet të shprehet 24 orë, por është diçka që e kemi shumë të veçantë dhe prandaj nuk mund të dalësh atje dhe të flasësh për dashurinë. Vetëm unë dhe Miri e dimë sesa e vërtetë është dashuria jonë".