Sinjale nga Anglia dhe Italia – mësohet klauzola e frikshme e sulmuesit kroat të Benficës

Brighton dhe Como janë duke e monitoruar sulmuesin kroat Franjo Ivanovic, sipas gazetarit turk Ekrem Konur, por klauzola e tij duket e frikshme. Bëhet fjalë për dy klube nga ligat elitare angleze dhe italiane që po analizojnë mundësinë e transferimit...

Sport
REKLAMO EDHE TI KETU DUKU EDHE TI

Brighton dhe Como janë duke e monitoruar sulmuesin kroat Franjo Ivanovic, sipas gazetarit turk Ekrem Konur, por klauzola e tij duket e frikshme.

Bëhet fjalë për dy klube nga ligat elitare angleze dhe italiane që po analizojnë mundësinë e transferimit të 22-vjeçarit. Brighton po lufton për një vend në garat evropiane, ndërsa Como po kërkon të konsolidohet në elitën e futbollit italian, me këtë vit, që po lufton për Ligën e Kampionëve.

Ivanovic këtë sezon ka zhvilluar 36 ndeshje, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 2 asistime për Benficën. Megjithatë, ai nuk ka qenë gjithmonë zgjedhje e parë e trajnerit Jose Mourinho, duke kaluar shpesh kohë në stol.

Megjithatë, në dy ndeshjet e fundit ai ka treguar vlerën e tij si “super-zëvendësues”. Në derbin ndaj FC Porto (2-2), ai hyri në lojë dhe asistoi në golin e barazimit. Ndërsa pak ditë më vonë, në fitoren 2-1 ndaj FC Arouca, shënoi golin e fitores në minutat shtesë, vetëm pak minuta pasi ishte futur në fushë.

Performanca e tij u vlerësua shumë edhe nga media portugeze A Bola, që e shpalli lojtarin e ndeshjes.

Ivanović iu bashkua Benficës në verën e vitit 2025 nga Royale Union Saint-Gilloise, ku kishte kaluar një sezon shumë të suksesshëm pas transferimit nga HNK Rijeka. Në Belgjikë ai shënoi 21 gola dhe 7 asistime në 47 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët kyç në fitimin e titullit kampion nga Union pas gati 90 vitesh.

Benfica pagoi 22.8 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa marrëveshja përfshin edhe deri në 5 milionë euro bonuse. Klubi belg ka gjithashtu 20 për qind të fitimit nga një shitje e ardhshme, ndërsa kontrata e Ivanovic me klubin portugez është e vlefshme deri në vitin 2030 dhe përfshin një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, që do të ulet në 60 milionë euro nga viti 2029.

Ivanovic ka edhe 9 paraqitje dhe 2 gola me Kroacinë, ndërsa sipas Transfermarkt vlera e tij në treg aktualisht është rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/