Sigal Prishtina ndërprenë pjesëmarrjen në Ligën ENBL, fokusohet te garat vendore

Sigal Prishtina njofton se është e detyruar të ndërpresë pjesëmarrjen në Ligën ENBL për sezonin aktual.

Vendimi vjen për shkak të obligimeve financiare dhe administrative të papërmbushura ndaj ligës, të trashëguara nga kryesia e kaluar e klubit.

Pavarësisht përpjekjeve të drejtuesve aktualë për të gjetur zgjidhje dhe për të vazhduar rrugëtimin në këtë garë, borxhet e mëparshme kanë bërë të pamundur pjesëmarrjen e klubit në këtë moment, thuhet në njoftim.

Duke marrë parasysh edhe situatën sportive dhe rezultatet e fundit të ekipit, klubi ka vendosur që përkohësisht të përqendrohet te garat vendore dhe te stabilizimi i skuadrës.