YouTube po mbushet gjithnjë e më shumë me video që synojnë vetëm klikime, përmbajtje të prodhuara nga inteligjenca artificiale dhe materiale të ricikluara pa vlerë reale.
Shikimi i tyre ndikon direkt te algoritmi, i cili vazhdon t’ju sugjerojë më shumë të njëjtat video.
Ekspertët rekomandojnë tre hapa për ta pastruar “feed” tuaj:

Shënoni videot që nuk ju interesojnë – Klikoni te tre pikat pranë çdo videoje dhe zgjidhni “Nuk jam i/e interesuar” ose “Mos rekomando kanalin”;
Pushoni historinë e shikimit – Në cilësimet e privatësisë, kjo parandalon që videot e rastësishme të ndikojnë në rekomandime;
Fshini historinë e shikimit – Opsioni “Fshi gjithë historinë” rikthen algoritmin në zero dhe YouTube nis të sugjerojë vetëm bazuar në preferencat tuaja të reja;
Alternativisht, mund të përdorni YouTube në “Guest mode” ose të shkëputeni nga llogaria, veçanërisht në pajisje të përbashkëta si TV;
Me këto hapa, përdoruesit mund të marrin më shumë nga platforma dhe të shmangin përmbajtjen që nuk u përshtatet interesave të tyre. /Telegrafi/





