Si lindën shakatë ikonike të Chuck Norris: Keni dëgjuar shumë prej tyre dhe gjithçka filloi në vitin 2005

Chuck Norris, aktori legjendar dhe mjeshtër i arteve marciale, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në filmat aksion, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Ai nuk ishte vetëm aktor; me kalimin e kohës u bë një fenomen i njohur në internet përmes sha...

Magazina

Chuck Norris, aktori legjendar dhe mjeshtër i arteve marciale, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në filmat aksion, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Ai nuk ishte vetëm aktor; me kalimin e kohës u bë një fenomen i njohur në internet përmes shakasë së famshme të njohur si “fakte për Chuck Norris”.

Ky fenomen nisi në internet në fillim të vitit 2005.

Fillimisht, shakatë u postuan në forumet ‘Something Awful’ dhe ishin të drejtuara ndaj Vin Diesel si reagim ndaj filmit të tij Mr. Noonan.

Shpejt, përdoruesit e forumit e zgjodhën Chuck Norrisin si objektin më tërheqës të shakasë.

“Faktet për Chuck Norris” janë pretendime të ekzagjeruara dhe satirike për fuqinë, aftësitë dhe burrërinë e tij, duke e bërë atë një fenomen global.

Shakatë shpesh përmendin rolin e tij në serialin “Walker”, “Texas Ranger”, mjekrën e dallueshme dhe goditjen e tij rrethore legjendare, e cila shihet si zgjidhje për çdo problem.

Humori u përhap më tej nga Ian Spector, i cili krijoi gjeneratorë të internetit për “faktet” dhe publikoi disa libra mbi këtë temë, përfshirë “The Truth About Chuck Norris: 400 Facts About the Greatest Man on Earth” (2007).

Norris vetë e ka pranuar fenomenin dhe ka thënë se disa nga këto shaka janë qesharake dhe i shërbejnë që njerëzit të interesohen për faktet e vërteta mbi jetën dhe karrierën e tij.

Ai ka qenë edhe pjesë e librit “Official Chuck Norris Fact Book” (2009) dhe ka marrë pjesë në reklama dhe filma ku përdoren shakatë e tij tipike, si në “World of Warcraft” (2011) dhe “The Expendables 2” (2012).

Kur Chuck Norris bën pompa në Mars, Marsi ka tërmet.

Chuck Norris nuk përdor Google – Google përdor Chuck Norrisin.

Chuck Norris nuk lexon libra; ai i shikon derisa të marrë informacionin që dëshiron.

Muri Kinez u ndërtua për të ndaluar Chuck Norrisin. Nuk ia doli.

Chuck Norris e bëri një ‘Happy Meal’ të qante.

Fantazmat tregojnë histori për Chuck Norrisin pranë zjarrit të kampeve.

Chuck Norris nuk shqetësohet për çmimet e larta të karburantit – makinat e tij ecin me frikën. /Telegrafi/