Shqiptarët shkëlqejnë në Superligës e Zvicrës, tre lojtarë në formacionin më të mirë të javës

Tre futbollistë shqiptarë kanë qenë ndër protagonistët kryesorë të javës në elitën e futbollit zviceran, duke siguruar një vend në “Formacionin e Javës” për xhiron e 32-të sipas SofaScore. Në mesin e tyre spikat Xherdan Shaqiri, i cili vazhdon të dëshmojë klas dhe eksperiencë në çdo paraqitje. Me notën 8.0, ai ishte një nga lojtarët […]

Sport

Tre futbollistë shqiptarë kanë qenë ndër protagonistët kryesorë të javës në elitën e futbollit zviceran, duke siguruar një vend në “Formacionin e Javës” për xhiron e 32-të sipas SofaScore.

Në mesin e tyre spikat Xherdan Shaqiri, i cili vazhdon të dëshmojë klas dhe eksperiencë në çdo paraqitje. Me notën 8.0, ai ishte një nga lojtarët kyç në barazimi 3-3 të Baselit ndaj Young Boysit, duke kontribuar në fazën ofensive me një gol dhe duke bërë diferencën me kreativitetin e tij.

Po aq i rëndësishëm ishte edhe mbrojtësi Kreshnik Hajrizi, që mori notën 8.3 falë një performance shumë të mirë në fitoren 0-4 të Sionit ndaj Grasshopers. Qëndrueshmëria dhe ndërhyrjet e tij të sakta e bënë një nga shtyllat e ekipit në këtë javë.

Ndërkohë, në portë shkëlqeu Amir Saipi, i cili u vlerësua me notën 8.8. Gardiani i Kosovës ishte vendimtar me pritjet e tij në fitoren 1-0 të Luganos në derbi ndaj liderit, Thun, duke ruajtur qetësinë dhe sigurinë për skuadrën gjatë gjithë ndeshjes.

Këto paraqitje konfirmojnë edhe një herë ndikimin e madh që futbollistët shqiptarë po kanë në Superligën e Zvicrës, duke qenë ndër emrat më të spikatur të kampionatit këtë sezon. /Telegrafi/