Shqipëria dhe Greqia diskutojnë për mësimin e gjuhës shqipe dhe bashkëpunimin në arsim

Nacionale

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me ministren greke të Arsimit, Sofia Zacharaki, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të mësimit të gjuhës shqipe në Greqi, njohjen e diplomave shqiptare, shkëmbimet studentore dhe krijimin e […]

Madhësia e shkronjave

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me ministren greke të Arsimit, Sofia Zacharaki, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të mësimit të gjuhës shqipe në Greqi, njohjen e diplomave shqiptare, shkëmbimet studentore dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim ndërmjet universiteteve të të dy vendeve.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe nevojave arsimore të komunitetit shqiptar që jeton në Greqi, si dhe rëndësisë së ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe te brezat e rinj.

Takimi synon të forcojë marrëdhëniet arsimore dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke krijuar më shumë mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash./Telegrafi/

Komentet