Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Shqipe Pantina, ka deklaruar se gjatë takimit me gratë e Klinë është dëshmuar edhe një herë se gratë tregojnë përkushtim të veçantë ndaj familjes dhe fëmijëve, shpesh duke vënë nevojat e tyre personale në plan të dytë.
Pantina theksoi se arsimi cilësor dhe reformat në arsim ishin temat kryesore të diskutimit, duke nënvizuar rëndësinë e investimit në edukim për të ardhmen e vendit. Ajo u shpreh e inkurajuar nga besimi i palëkundur i grave në Lidhja Demokratike e Kosovës, duke shtuar se ato kanë vendosur të zgjedhin shpresën dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën.




















