Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar fitore në miqësoren ndaj Zvicrës, ku u shënuan plotë shtatë gola.
Përballja mes dy kombëtareve ishte tepër e zjarrtë, ku Gjermania triumfoi me rezultat 3-4.
Zvicra e nisi më mirë, ku Granit Xhaka dhuroi një asistim te Dan Ndoye, i cili dribloi për mrekulli dhe me një goditje të fortë e mposhti portierin për të kaluar “Helvetikët” në epërsi (17’).

Sidoqoftë, nëntë minuta më vonë Florian Wirtz harkoi te Jonathan Tah, i cili shënoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin (26’).
Zvicra arriti ta rikthejë epërsinë falë Breel Embolo, që shënoi me kokë për të marrë prapë avantazhin (41’).
Sidoqoftë, Gjermania u këndell prapë – këtë herë përmes Serge Gnabry që me një parabolë e barazoi rezultatin (45+2’).
Ylli i Liverpoolit ishte heroi kur me një goditje të fuqishme nga distanca e përmbysi epërsinë ndaj Zvicrës (61’).
Zvicra nuk u dorëzua ku Monteiro bashkëpunoi me Muheim për ta barazuar prapë rezultatin (79’).
Megjithatë, krejt në fund Gjermania e vulosi fitoren falë Wirtz që mori një asistim nga Gross (86’)./Telegrafi/





