Mohamed Aboutrika ka zbuluar një arsye kyçe pas vendimit të Mohamed Salah për t’u larguar nga Liverpooli, duke treguar për tensione me trajnerin Arne Slot.
Ish-reprezentuesi egjiptian, një mik i ngushtë i Salah, pretendon se problemet e fundit në klub kanë ndikuar në mendimin e sulmuesit.
“Një nga arsyet pas largimit të Mohamed Salah nga Liverpooli është prania e Arne Slot, sepse kemi parë probleme në periudhën e fundit.

“Ti, Slot, e largove lojtarin. Salah kishte vetëm një kontratë dyvjeçare me Liverpoolin, ai dëshiron të punojë me qetësi dhe ta shijojë fazën e ardhshme të karrierës së tij”.
“Salah nuk ka nevojë për asnjë vlerësim nga Slot apo nga dikush tjetër”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Salah pritet të kalojë në Lindjen e Mesme për t’u bërë ndër lojtarët më të paguar në botë.
Përndryshe, ai ka oferta edhe nga disa klube italiane dhe amerikane./Telegrafi/





