Aktori amerikan, Shia LaBeouf, u filmua gjatë qëndrimit të tij në Romë, ku shkaktoi telashe në publik, duke i bërtitur një gruaje në një restorant.
Konkretisht, aktori 39-vjeçar u pa në fillim të kësaj jave gjatë një udhëtimi në Romë, ku mori pjesë në pagëzimin e babait të tij Jeffrey LaBeouf.
Në pamjet e publikuara nga mediat, aktori mbante veshur një bluzë të zezë dhe pantallona blu ndërsa pinte një pije në kopshtin e një restoranti.

Në fillim, ai mund të shihet duke u përpjekur të flasë me një grua që ishte gjithashtu mysafire në restorant, por pasi ajo nuk i përgjigjet, LaBeouf i thotë me zë të lartë “të largohet”.
LaBeouf më pas e shikon me inat gruan, e cila duket se nuk lëviz dhe e injoron.
Në pjesën e dytë të klipit, aktori ngrihet dhe bërtet përsëri, megjithëse nuk është e qartë se kujt ose çfarë i drejtohet.
Rastësisht, kjo u publikua në një kohë kur LaBeouf po kalon një periudhë të vështirë.
Ai u filmua duke u grindur me policinë jashtë shtëpisë së tij në New Orleans herët të premten në mëngjes.
Aktori gjithashtu u arrestua muajin e kaluar për pjesëmarrje në një sherr në një bar në New Orleans. /Telegrafi/





