Shfaqet në lot, Doresa reagon pasi u përmend në rastin e banores së Big Brother VIP Kosova 5

Magazina

Diskutimet në rrjetet sociale rreth disa komenteve fyese dhe pretendimeve për bullizim ndaj vajzave të ndryshme kanë marrë vëmendje të madhe ditëve të fundit. Në qendër të këtyre diskutimeve është përmendur edhe Jona Krasniqi, banore e Big Brother VIP Kosova 5, pasi në materiale që po qarkullojnë online pretendohet se disa komente janë shkruar në […]

Madhësia e shkronjave

Diskutimet në rrjetet sociale rreth disa komenteve fyese dhe pretendimeve për bullizim ndaj vajzave të ndryshme kanë marrë vëmendje të madhe ditëve të fundit.

Në qendër të këtyre diskutimeve është përmendur edhe Jona Krasniqi, banore e Big Brother VIP Kosova 5, pasi në materiale që po qarkullojnë online pretendohet se disa komente janë shkruar në një grup të mbyllur në Facebook, ku ajo kishte qenë administratore së bashku me disa shoqe të saj.

Në mesin e personave që pretendohet se janë përmendur në këto diskutime janë Leonita Xhaka, Doresa dhe Valdrina, bashkëshortja e banorit Valdet.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas përhapjes së reagimeve, në llogarinë e Jonës në Instagram u publikua një sqarim, ku thuhej se grupi ishte krijuar më shumë se dhjetë vjet më parë dhe kishte për qëllim diskutimin e pozitës së gruas dhe sfidave me të cilat ajo përballet në shoqëri.

Ndërkohë, një reagim emocional ka ardhur edhe nga influencerja Doresa, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, përmes një videoje të publikuar në Instagram është shfaqur në lot, duke treguar se situata e fundit e ka prekur thellë.

Krahas pamjeve, ka ndarë edhe një mesazh në gjuhën gjermane, ku ka folur për përvojat e dhimbshme nga e kaluara dhe ndikimin që diskutimet e fundit kanë pasur tek ajo.

“Vetëm njerëzit që janë bullizuar vërtet në jetë e kuptojnë këtë dhimbje… I kam përjetuar këto gjëra që kur kam qenë e re dhe kjo më ka bërë të dyshoj në veten time. Prej tri ditësh, e gjithë kjo e kaluar po më rikthehet dhe nuk po di më si t’i përballoj ndjenjat e mia. Por mesazhet tuaja po më japin shumë forcë”, ka shkruar ajo.

Doresa duhet theksuar se ka marrë edhe shumë mesazhe mbështetëse nga ndjekësit. /Telegrafi/

Komentet