Shëndriti eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina

Shëndriti është eliminuar nga Big Brother VIP Albania, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në këtë edicion shumë pranë finales së madhe. Nga televotimi për përzgjedhjen e finalistëve, më pak i votuari mes Brikenës, Rogertit, Shëndritit dhe Mirit rezultoi pikërisht Shëndriti. Kjo bëri që ai të ndërpresë garën në një moment vendimtar, vetëm pak […]

Madhësia e shkronjave

Shëndriti është eliminuar nga Big Brother VIP Albania, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në këtë edicion shumë pranë finales së madhe.

Nga televotimi për përzgjedhjen e finalistëve, më pak i votuari mes Brikenës, Rogertit, Shëndritit dhe Mirit rezultoi pikërisht Shëndriti.

Kjo bëri që ai të ndërpresë garën në një moment vendimtar, vetëm pak hapa larg finales së 18 prillit.

Pas eliminimit, Shëndriti u shpreh i kënaqur dhe mirënjohës për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme, duke theksuar se arritja deri në këtë fazë ishte një sukses për të, sidomos duke marrë parasysh se ishte bërë pjesë e lojës me vonesë.

Ai falënderoi publikun për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit të tij. /Telegrafi/