Shefi i mbrojtjes në Rumani ka deklaruar se dronët rusë fluturojnë në lartësi shumë të ulëta dhe për periudha shumë të shkurtra, duke i bërë të vështirë për t’u kapur nga sistemet e radarëve.
Gjeneral brigade Gheorghe Maxim tha se droni rus që hyri në hapësirën ajrore të Rumanisë qëndroi vetëm rreth katër minuta mbi territorin e vendit.
Sipas tij, radarët dhe sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore ishin vendosur pranë qytetit Galați, ku droni goditi një ndërtesë banimi, pas një incidenti të mëparshëm me dron në muajin prill, shkruan skynews.
Megjithatë, ai theksoi se këto masa nuk rezultuan efektive për të parandaluar goditjen e ndërtesës gjatë natës, shkruan skynews.
Maxim shpjegoi se dronët që shkelin hapësirën ajrore rumune zakonisht fluturojnë shumë ulët, duke qëndruar nën kapacitetet e radarëve të zakonshëm, çka e bën zbulimin e tyre më të vështirë.
Ai shtoi gjithashtu se sistemi amerikan kundër dronëve MEROPS është aktualisht në funksion, por përdorimi i tij në një zonë urbane në mëngjes do të kishte qenë tepër i rrezikshëm.
Autoritetet rumune po vazhdojnë hetimet mbi incidentin, ndërsa mbetet në fokus forcimi i mbrojtjes ajrore në zonat kufitare me Ukrainën. /Telegrafi/






