SHBA në KS të OKB-së: Kurti dhe Vuçiq të shmangin eskalimet, Trump po ju ndjek me vëmendje

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Tammy Bruce, ka deklaruar se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë një të ardhme të sigurt, pa tensione politike dhe pa probleme të ricikluara. Sipas saj, mesazhi i Uashingtonit për ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe homologun serb Marko Gjurić, […]

Nacionale

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Tammy Bruce, ka deklaruar se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë një të ardhme të sigurt, pa tensione politike dhe pa probleme të ricikluara.

Sipas saj, mesazhi i Uashingtonit për ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe homologun serb Marko Gjurić, është i qartë: e vetmja rrugë përpara është normalizimi i marrëdhënieve.

Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë popullin e të dy vendeve si miq dhe se ata meritojnë një të ardhme pa tensione politike dhe pa kriza të përsëritura.

“Mesazhi ynë për z. Gjuriq dhe z. Konjufca është i thjeshtë: rruga e vetme përpara është normalizimi”, ka thënë Bruce.

Në deklaratën e saj, ajo shtoi se edhe presidenti amerikan Donald Trump dhe populli amerikan po e ndjekin me vëmendje procesin e dialogut mes dy vendeve.

“Z. Trump dhe amerikanët po dëgjojnë me kujdes që ju të zotoheni qartë për të punuar dhe për të prosperuar së bashku”, ka deklaruar ajo.

Bruce ka theksuar gjithashtu se Uashingtoni shpreson të shohë ulje tensionesh mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vučić, duke i inkurajuar të dy palët të ulen në tryezën e dialogut.

“Shpresojmë që Kurti dhe Vuçiç të ulin tensionet, të shmangin eskalimin dhe të ulen në tavolinë. Ne do të punojmë ngushtë me liderë që shohin nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara, me një dialog të vërtetë, jo teatër”, ka përfunduar ajo.