SHBA-ja ndalon shitjen e routerëve të huaj

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ruterët e prodhuar jashtë vendit në një “listë të zezë” për arsye sigurie kombëtare. Sipas vendimit të datës 20 mars 2026, autoritetet amerikane i konsiderojnë ruterët si një pikë të dobët që mund të shfrytëzohet nga...

Teknologji

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ruterët e prodhuar jashtë vendit në një “listë të zezë” për arsye sigurie kombëtare.

Sipas vendimit të datës 20 mars 2026, autoritetet amerikane i konsiderojnë ruterët si një pikë të dobët që mund të shfrytëzohet nga hakerë dhe sulme kibernetike të mbështetura nga shtete.

Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) ka një listë të quajtur “Cover List”, ku përfshihen pajisjet që konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare. Kjo do të thotë se asnjë model i ri ruteri i prodhuar jashtë SHBA nuk mund të shitet në tregun amerikan pa një përjashtim të veçantë.

Megjithatë, përdoruesit nuk duhet të shqetësohen menjëherë: masa aktualisht vlen vetëm për miratimin dhe shitjen e modeleve të reja, jo për ruterët që tashmë janë në përdorim në shtëpi.

Në njoftimin zyrtar thuhet se ruterët e prodhuar jashtë vendit mund të përdoren për:

Autoritetet amerikane pretendojnë se disa ruterë të tillë kanë qenë të përfshirë në sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike, si komunikimet, energjia, transporti dhe furnizimi me ujë. /Telegrafi/