Një video e pazakontë është bërë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga përdoruesit.
Në pamje shihet një grua duke bërë plazh, e cila detyrohet të lëvizë vazhdimisht shezllonin e saj për t’i shpëtuar hijes së një vinçi të madh.

Operatori i vinçit duket se e ndjek qëllimisht me hijen, duke e penguar të marrë rreze dielli.
Kjo situatë – edhe pse nuk është treguar se në cilin vend ka ndodhur – është cilësuar nga shumë si një shaka e papërshtatshme dhe bezdisëse.
Ndërkohë, videoja ka hapur debat mbi kufijtë e humorit dhe respektin ndaj të tjerëve në hapësira publike. /Telegrafi/





