Shai me një paraqitje spektakolare dhe shumë rekorde, OKC e pandalshme

Shai Gilgeous-Alexander shënoi një gjuajtje për tre pikënga një hap prapa 2.7 sekonda të mbetura për të mbyllur një finish frenetik në të cilin barazoi rekordin e Wilt Chamberlain për ndeshje radhazi me të paktën 20 pikë, dhe Oklahoma City Thunder mposhti Denver Nuggets me rezultatin 129-126.

Gilgeous-Alexander e përfundoi ndeshjen me 35 pikë dhe 15 asista, një rekord karriere, duke u bërë vetëm lojtari i dytë në historinë e NBA-së që ka këto shifra pa asnjë humbje topi.

Ai shtoi gjithashtu nëntë kërcime. Në çerekun e tretë, Shai arriti shifrën prej 20 pikësh për të 126-ën herë radhazi, duke barazuar serinë e Chamberlain nga viti 1961-1963.

– YouTube www.youtube.com

Thunder tani kanë një rezultat 6-0 që kur Gilgeous-Alexander u rikthye nga një këputje e muskulit të barkut që e la të mungojë nëntë ndeshje.

Williams shënoi 29 pikë dhe Ajay Mitchell, i cili u rikthye në fushë pasi mungoi në 20 ndeshje për shkak të një këputjeje të muskulit të barkut dhe një shtrembërimi të kyçit të dorës së majtë, shtoi 24 pikë.

Jokic shënoi 32 pikë, 14 ribaunde dhe 13 asista për Denverin, derisa Tim Hardaway Jr. shtoi 28 pikë, ndërsa Gordon shënoi 23 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Philadelphia 76ers 115:101

– YouTube www.youtube.com

Brooklyn Nets – Memphis Grizzlies 126:115

– YouTube www.youtube.com

Utah Jazz – Golden State Warriors 119:116

– YouTube www.youtube.com

LA Clippers – New York Knicks 126:118

– YouTube www.youtube.com