Sërish s’ka minuta për Edon Zhegrovën, Juventusi e fiton derbin ndaj Atalantas

Sport

Juventusi i ka arkëtuar pikët e plota në udhëtimin e vështirë te Atalanta, në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A. “Bianconerët” triumfuan me rezultat minimal 0-1, sfidë ku faktikisht ishte tepër e barabartë. Atalanta e nisi më mirë ku rrezikuan herët përmes Giorgio Scalvini që tentoi të shënonte nga afërsia, por që assesi […]

Madhësia e shkronjave

Juventusi i ka arkëtuar pikët e plota në udhëtimin e vështirë te Atalanta, në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A.

“Bianconerët” triumfuan me rezultat minimal 0-1, sfidë ku faktikisht ishte tepër e barabartë.

Atalanta e nisi më mirë ku rrezikuan herët përmes Giorgio Scalvini që tentoi të shënonte nga afërsia, por që assesi s’ia doli.

Megjithatë, ishte Jeremia Boga që bëri heroin për Juventusin për të shënuar nga një top i kthyer pasi u gjend në vendin e duhur (48’).

Atalanta ishte afër të barazonte falë mbrojtësit shqiptar Berat Gjimshiti, mirëpo fatkeqësisht goditja e lojtarit u devijua nga portieri.

Ndërkohë, si në xhiron e fundit – trajneri Luciano Spalletti vendosi të mos i jep asnjë minutë Edon Zhegrovës, i cili e shikoi tërë ndeshjen nga stoli.

Juventusi kësisoj me këtë triumf ngritët në top atër me 60 pikë dnërsa Atalanta qëndron në pozitën e shtatë me 53 sosh./Telegrafi/