Selin dhe Gimbo më të afërt se kurrë, shkëmbejnë puthje gjatë natës

Marrëdhënia mes Selin dhe Gimbos duket se po forcohet gjithnjë e më shumë brenda shtëpisë, duke i bërë ata një nga çiftet më të komentuar dhe të pëlqyer nga publiku. Gjatë natës, pasi dritat u fikën dhe banorët e tjerë kishin rënë për të fjetur, Seli...

Magazina

Marrëdhënia mes Selin dhe Gimbos duket se po forcohet gjithnjë e më shumë brenda shtëpisë, duke i bërë ata një nga çiftet më të komentuar dhe të pëlqyer nga publiku.

Gjatë natës, pasi dritat u fikën dhe banorët e tjerë kishin rënë për të fjetur, Selin dhe Gimbo u shtrinë bashkë në shtrat, ku u panë duke shkëmbyer puthje, duke konfirmuar edhe më shumë afrimitetin mes tyre.

Dyshja është afruar ndjeshëm ditët e fundit, duke krijuar një lidhje që po tërheq vëmendjen e publikut.

Edhe pse në fillim historia e Selin ishte e ndërlikuar dhe ajo u gjykua për afrimitetin me Mirin, duket se ajo ka gjetur tashmë një lloj stabiliteti në raportin me Gimbon.

Kjo lidhje është komentuar edhe jashtë shtëpisë. Së fundmi, gjatë një telefonate në emisionin “Fun Club”, babai i Selin foli për raportet e saj, ku për Mirin tha se dëshironte ta shihte me sytë e tij, ndërsa për Gimbon u shpreh pozitivisht duke thënë: “E dua si djalin tim”.

Me këto zhvillime, Selin dhe Gimbo po konsolidojnë gjithnjë e më shumë raportin e tyre, duke u kthyer në një nga çiftet më të ndjekura të këtij edicioni. /Telegrafi/