Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka qëndruar sot në Tiranë, ku është pritur nga biznesmeni shqiptar Ardian Hoxha.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar se ishte nder të mirëpriste Rubion në kryeqytetin shqiptar.

“Ishte një nder i madh të mirëprisja Marco Rubion në Tiranë sot. Besojmë se projektet tona në Shqipëri do të forcojnë më tej lidhjet mes kombit shqiptar dhe atij amerikan. Faleminderit Driton për organizimin”, ka shkruar ai.
Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Drin Mulliqi, ndërsa Hoxha ka falënderuar edhe Dritonin për organizimin e vizitës.
Sipas tij, projekte të përbashkëta në Shqipëri pritet të ndikojnë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Detaje të tjera lidhur me vizitën apo natyrën konkrete të projekteve nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/





