Seanca e parë e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme në Bujanoc, miratohen planet operative për 2026

Sot u mbajt seanca e parë e rregullt e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit, ku u shqyrtua dhe u miratua raporti i punës për vitin 2025.

Gjatë takimit u diskutuan dhe u miratuan planet operative për vitin 2026, të cilat fokusohen në parandalimin dhe menaxhimin e përmbytjeve, zjarreve dhe situatave të tjera emergjente.

Po ashtu, u mor vendimi për formimin e ekipeve profesionale që do të angazhohen në raste emergjente, me qëllim që Komuna e Bujanocit të jetë më e përgatitur për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.

Kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe komunitetit për të minimizuar rreziqet dhe për të garantuar reagim të shpejtë në situata kritike.