Sabrina Carpenter ndryshon pamjen për setin fotografik të revistës “Perfect”

Sabrina Carpenter ka surprizuar fansat me një ndryshim të papritur në pamje, duke hequr dorë nga flokët e saj karakteristike bionde për një set fotografik retro, ku u shfaq brune dhe pothuajse e panjohur. Në fotografitë e publikuara për revistën Perfect, këngëtarja 26-vjeçare pozon me disa stile të frymëzuara nga vitet e 60-ta, duke përfshirë […]

Magazina

Sabrina Carpenter ka surprizuar fansat me një ndryshim të papritur në pamje, duke hequr dorë nga flokët e saj karakteristike bionde për një set fotografik retro, ku u shfaq brune dhe pothuajse e panjohur.

Në fotografitë e publikuara për revistën Perfect, këngëtarja 26-vjeçare pozon me disa stile të frymëzuara nga vitet e 60-ta, duke përfshirë veshje me motive klasike dhe një paruke të gjatë të zezë.

Transformimi i saj vjen në një periudhë të rëndësishme për karrierën, teksa ajo po përgatitet për projektet e reja në ekran dhe muzikë, shkruan DailyMail.

Paralelisht, Sabrina po përgatitet për një nga momentet më të mëdha të karrierës së saj: të jetë kryesuese e Festivalit Coachella, ku do të performojë përpara rreth 125 mijë fansave në Kaliforninë Jugore.

Ajo ka treguar se planifikimet për këtë shfaqje kanë nisur muaj më parë dhe e ka cilësuar si projektin më ambicioz deri tani.

Artistja kujtoi edhe paraqitjen e saj në Coachella në vitin 2024, kur performoi në të njëjtën ditë që publikoi hitin “Espresso”, duke e bërë rikthimin në festival edhe më të veçantë për të. /Telegrafi/