“Sa me fat janë fëmijët tanë”, Georgina Rodriguez me dedikim të veçantë për Ronaldon

Cristiano Ronaldo është vënë sërish në qendër të vëmendjes në Ditën e Babait, teksa partnerja e tij Georgina Rodriguez i ka bërë një dedikim tepër emocionues në rrjetet sociale. Ndërkohë, ylli portugez ka zgjedhur këtë ditë të veçantë për të kujtuar ...

Magazina

Cristiano Ronaldo është vënë sërish në qendër të vëmendjes në Ditën e Babait, teksa partnerja e tij Georgina Rodriguez i ka bërë një dedikim tepër emocionues në rrjetet sociale.

Ndërkohë, ylli portugez ka zgjedhur këtë ditë të veçantë për të kujtuar edhe babanë e tij të ndjerë, duke reflektuar mbi familjen që ka ndërtuar.

Në një postim në Instagram, Georgina ndau një fotografi mbresëlënëse të Ronaldos, i ulur në një plazh, nën çadra të mëdha dhe vila luksoze në sfond.

“Gëzuar Ditën për babanë më të mirë. Faleminderit që kujdesesh për ne, na udhëheq dhe na mbulon me dashuri çdo ditë. Ti je drita jonë. Zoti të ruajt gjithmonë. Të duam pafund”, shkroi Georgina në Instagram të enjten, më 19 mars.

Modelja 32-vjeçare iu përgjigj edhe postimit të vetë Ronaldos me një mesazh tjetër prekës.

“Ne të duam. Sa me fat janë fëmijët tanë që të kanë ty si baba”.

Nga ana tjetër, 41-vjeçari portugez e shënoi këtë ditë me një postim emocionues në Instagram, ku përfshiu dy imazhe domethënëse.

Në fotografinë e parë, Ronaldo shihet duke buzëqeshur krenar përkrah Georginas dhe fëmijëve të tyre në një jaht luksoz, me një panoramë mahnitëse në sfond.

Ndërsa në një tjetër foto, ai ndau një kujtim nga fëmijëria, ku shfaqet si djalë i vogël pranë babait të tij të ndjerë, Jose Dinis Aveiro – një dedikim i ndjerë për njeriun që u nda nga jeta në shtator të vitit 2005 dhe që vazhdon të jetë një frymëzim i madh për fituesin pesë herë të “Topit të Artë”. /Telegrafi/