Jemi javë ose muaj larg përfundimit të procesit të integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE), deklaroi sot Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Njoftimin e bëri para gazetarëve në Miloçer në prag të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit.
Kos përsëriti se Mali i Zi është lider i procesit të zgjerimit në rajon.
Ndër tjera, përpara samitit ajo tha se Mali i Zi është vendi që ka vizituar më së fundmi.
Mali i Zi sot pret Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, duke përmbyllur kryesimin e këtij viti të kësaj iniciative të rëndësishme.
Siç është njoftuar nga Qeveria, Samiti bashkon të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe organizatave ndërkombëtare.
Pjesë e tij është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Telegrafi do ta mbulojë nga afër Samitin, duke sjellë deklaratat e liderëve, zhvillimet kryesore dhe vendimet që lidhen me Kosovën dhe rajonin. /Telegrafi/
www.youtube.com
