Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, është kthyer nga lëndimi pas një kohe të gjatë, duke luajtur disa minuta me fanellën e Rubin Kazan.
Daku u inkuadrua në minutën e 68-të në fitoren e Rubin Kazanit në udhëtim ndaj Sochit me rezultat 1-0në kuadër të javës së 23-të të elitës ruse të futbollit.

Daku mungoi me klubin nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar për shkak të lëndimit muskulor.
Te Rubini titullar ishin Veldin hoxha dhe Nazmi Gripshi, me mesfushorin shqiptar që lëshoi fushën në minutën e 82-të, ndërsa mesfushori dardan luajti gjithë ndeshjen.
Daku 28-vjeçar është sulmuesi kryesor i Rubin Kazanit me 9 gola për 17 ndeshje.
Me fitore Rubini ngritët në vendin e shtatë me 33 pikë, ndërsa Dardan Shabanhaxhaj mbetet jashtë shkaku i një dëmtimi. /Telegrafi/





