Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e KALUESHME për të gjitha llojet e automjeteve.
QKMK njofton se bora është pastruar, por megjithatë pajiset dimërore janë të domosdoshme.

“Ju njoftojmë se pas komunikimit me Policinë e Malit të Zi në Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve, pasi që është pastruar nga bora, mirëpo për shkak të reshjeve që ende po vazhdojnë, të domosdoshme janë pajisjet dimërore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/





