Rritje e ndjeshme e shitjeve të veturave elektrike në BE, dizelët po zhduken

Nga janari deri në shkurt 2026 janë regjistruar 312,369 vetura të reja elektrike në Bashkimin Evropian, duke përbërë 18.8 për qind të totalit të shitjeve, shifër kjo më e lartë se viti i kaluar. Hibridët elektrike zënë 38.7 për qind të tregut, duke q...

Teknologji

Nga janari deri në shkurt 2026 janë regjistruar 312,369 vetura të reja elektrike në Bashkimin Evropian, duke përbërë 18.8 për qind të totalit të shitjeve, shifër kjo më e lartë se viti i kaluar.

Hibridët elektrike zënë 38.7 për qind të tregut, duke qenë ende opsioni më popullor për blerësit.

Në të njëjtën periudhë, shitjet e veturave me benzinë dhe dizel kanë rënë ndjeshëm, duke zbritur në 30.6 për qind të tregut, nga 38.7 për qind një vit më parë.

Në veçanti, shitjet e veturave me benzinë kanë pësuar rënie prej 23.3 për qind, ndërsa shitjet e dizelëve kanë rënë edhe më tej, me një ulje të regjistrimeve që ka çuar ndarjen e tyre në vetëm 8.1 për qind të totalit të veturave të reja të regjistruara.

Këto trende tregojnë një zhvendosje të qartë drejt elektrifikimit të transportit në Evropë dhe një rënie të vazhdueshme të motorëve tradicionalë me djegie të brendshme. /Telegrafi/