Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, një nga të dyshuarit është edhe reperi “Buta”

Magazina

Dy persona janë përleshur fizikisht në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Sipas Policisë në Ferizaj, një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, por jo nga arma e zjarrit, shkruan Kallxo. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe […]

Madhësia e shkronjave

Dy persona janë përleshur fizikisht në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Sipas Policisë në Ferizaj, një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, por jo nga arma e zjarrit, shkruan Kallxo.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe tri gëzhoja.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka treguar se një person është shoqëruar në stacion policor, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe ndodhet në kërkim policor.

Siç mëson KALLXO.com, një nga të dyshuarit në këtë rast është reperi Betim Januzi, i njohur me emrin artistik si “Buta”.

Lidhur me rastin i cili ka ndodhur më 11.04.2026, rreth orës 20:25, njësitë relevante policore, përfshirë Hetimet dhe Forenzikën të stacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa njësi janë vënë në kërkim të dyshuarit.

Qëndrim Januzi, vëllai i reperit “Buta” ishte dënuar me 17 vjet burg për vrasjen e Gazmend Hysenit në maj të vitit 2022.

Në tetor 2025, reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, ishte liruar nga paraburgimi pas një vendimi të gjykatës për t’i ndërprerë masën e paraburgimit, në një rast ku ai është i dyshuar për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. Buta pranoi fajësinë, dhe tha se ndihet i penduar dhe se përdorimi i narkotikëve është shkak i dobësisë së karakterit të tij. /Telegrafi/