Roma triumfon ndaj Pisas, Malen protagonist absolut me het-trik

Roma ka marrë një fitore bindëse ndaj Pisas, duke triumfuar 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A. Skuadra romake e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në epërsi që në minutën e tretë. Ishte Donyell Malen ai që realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke mposhtur […]

Sport
Rritte shkrimin

Roma ka marrë një fitore bindëse ndaj Pisas, duke triumfuar 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A.

Skuadra romake e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në epërsi që në minutën e tretë. Ishte Donyell Malen ai që realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të saktë nën traversë për 1-0.

Roma vazhdoi të kontrollojë lojën dhe të krijojë raste, ndërsa në minutën e 43-të dyfishoi epërsinë.

Pas një asistimi të saktë nga Devyne Rensch, sërish Donyell Malen u tregua i qetë para portës, duke shënuar për 2-0.

Pak më herët, Lorenzo Pellegrini kishte goditur traversën nga një goditje dënimi, duke qenë shumë pranë golit.

Në pjesën e dytë, Roma nuk e uli ritmin dhe vulosi fitoren në minutën e 52-të. Matias Soule dha një asist perfekt në thellësi për Donyell Malen, i cili kompletoi het-trikun personal me një finalizim të saktë për 3-0.

Në anën tjetër, Pisa pati disa përpjekje sporadike, por pa arritur të rrezikojë seriozisht portën e mbrojtur nga Mile Svilar./Telegrafi/