Rogerti përgatit fjalim për dasmën e Brikenës dhe Mateos – thotë se do të shkatërrojë festën

Rogert Sterkaj nuk do të lë rehat as çiftin e dytë që po bën dasmë në Big Brother VIP Albania 5. Ai ka përgatitur një fjalim për dasmën e Brikena Selmanit me Mateo Borrin. I njëjti thotë se do të jetë në rolin e dajës së modeles dhe se do të shkatërrojë dasmën. Të njëjtën […]

Magazina

Rogert Sterkaj nuk do të lë rehat as çiftin e dytë që po bën dasmë në Big Brother VIP Albania 5.

Ai ka përgatitur një fjalim për dasmën e Brikena Selmanit me Mateo Borrin.

I njëjti thotë se do të jetë në rolin e dajës së modeles dhe se do të shkatërrojë dasmën.

Të njëjtën gjë bëri edhe në dasmën e Gimbos me Selin Bollatin, ku prishi të gjitha trëndafilat e hodhi në tokë tortën

Ndërkohë në shtëpi kanë filluar përgatitjet për këtë dasmë të papritur.

Mateo i ka propozuar Brikenës mbrëmjen e djeshme (e diel) gjatë një darke romantike që kishin të gjithë konkurrentët.

Për të performuar në këtë aheng i ftuar special është këngëtari Gena. /Telegrafi/