Rogerti: Gjëja më e bukur në Big Brother që kam treguar veten, jam krenar

Banorëve të Big Brother VIP Albania 5 i është shtruar një darkë e veçantë mbrëmjen e sotme (e diel). Ata ndër tjerash kanë folur edhe për momentet më të bukura që kanë kaluar në shtëpinë e famshme. “Gjëja më e bukur që më ka ndodhur këtu, që kam treguar vetveten si për mirë si për […]

Magazina

Banorëve të Big Brother VIP Albania 5 i është shtruar një darkë e veçantë mbrëmjen e sotme (e diel).

Ata ndër tjerash kanë folur edhe për momentet më të bukura që kanë kaluar në shtëpinë e famshme.

“Gjëja më e bukur që më ka ndodhur këtu, që kam treguar vetveten si për mirë si për keq, jam krenar me veten time”, u shpreh Rogert Sterkaj.

Veç kësaj shtoi: “Gjëja e dytë, para se të dal do të kem mirëkuptim me të gjithë banorët”.

Ndërkaq kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP.

Këtë edicion fituesi do të shpallet të shtunën e 18 prillit.

Selin Bollati është zgjedhur finalistja e parë e këtij edicioni, duke lënë kështu edhe tri vende të lira. /Telegrafi/