Rita Ora ka tërhequr vëmendjen mbrëmjen e së martës, teksa doli për darkë me miqtë e saj në Los Angeles për të festuar St Patrick’s Day.
Këngëtarja 35-vjeçare u shfaq me një palë pantallona shumë të shkurtra xhins, duke vënë në pah këmbët e saj të gjata, shkruan DailyMail.
Ajo i kombinoi ato me një kanotiere të bardhë dhe një xhaketë të gjatë sateni, ndërsa pamjen e çoi në një nivel më glamuroz me disa varëse luksoze me diamante dhe smerald.

Rita kishte stiluar flokët e saj të shkurtër në stilin “pixie” të krehura prapa, duke ruajtur kaçurrelat natyrale, ndërsa pamjen e plotësoi me sandale me motive floreale dhe syze moderne në stil aviator.
Ajo u shoqërua nga miqtë e saj, mes tyre aktori dhe muzikanti Evan Ross, personaliteti britanik i televizionit Vas J Morgan dhe DJ-ja Chantel Jeffries.
Grupi u pa duke qeshur dhe duke kaluar një mbrëmje të këndshme, përpara se të largoheshin së bashku.
Kjo dalje vjen pas disa ditësh shumë të ngarkuara për Rita Orën, e cila udhëtoi nga California drejt Texas dhe anasjelltas.
Një ditë më parë, ajo mbërriti në Austin për të marrë pjesë në premierën e filmit të saj “He Bled Neon” në kuadër të festivalit SXSW.
Në tapetin e kuq, ajo shkëlqeu me një fustan të guximshëm blu me grep, që vinte në pah fizikun e saj.
Në këtë film aksion-thriller, të drejtuar nga Drew Kirsch, ajo luan përkrah aktorit Joe Cole dhe Paul Wesley.
Filmi ndjek historinë e Ethan, i cili udhëton drejt Las Vegas pas vdekjes misterioze të vëllait të tij, ku përballet me një botë të errët krimi.
Para kësaj, Rita kishte marrë pjesë edhe në festën prestigjioze të Vanity Fair Oscars Party në Los Angeles County Museum of Art, ku u shfaq me një kapelë gjigante të përbërë nga mijëra pupla të zeza, aq e madhe sa i pengonte shikimin.
Ajo e kishte kombinuar këtë aksesor të veçantë me një fustan transparent me korse nga koleksioni Tamara Ralph SS26 Couture, i zbukuruar me motive florale dhe gurë të çmuar, ndërsa fundi i gjatë prej sateni krijonte një efekt dramatik.
Edhe pse pamja e saj u vlerësua shumë nga fansat, Rita bëri shaka me kapelën, duke thënë se dukej si një abazhur. Madje, ajo shtoi me humor se mund të “përzihej me mobiliet” brenda eventit, duke imituar një llambë.
Megjithatë, vetëm pak minuta pasi hyri në festë, ajo u detyrua ta hiqte kapelën për shkak të madhësisë së saj, e cila e vështirësonte komunikimin me të pranishmit.
Më pas, Rita u pa duke biseduar me aktorin Chris Evans dhe Kris Jenner, ndërsa në fund të mbrëmjes u largua e buzëqeshur nga eventi, duke mbajtur kapelën në dorë, në shoqërinë e aktorit Taron Egerton. /Telegrafi/





