Rita Ora shkëlqen në Gjermani, ndërsa performon si e ftuar speciale në eventin e 'Mercedes-Benz' në promovimin e veturës së re elektrike

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka shkëlqyer së fundmi në një event prestigjioz të organizuar nga gjiganti i automobilizmit Mercedes-Benz, ku u prezantua koleksioni i ri i veturave të markës.

Ceremonia madhështore u mbajt në Shtutgart të Gjermanisë dhe mblodhi një numër të madh figurash elitare nga fusha të ndryshme, përfshirë sportin, artin dhe biznesin.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, Rita Ora ishte e ftuar speciale dhe mbajti një performancë muzikore për të pranishmit, duke elektrizuar atmosferën me interpretimin e saj dhe duke rrëmbyer vëmendjen e të ftuarve.