Sulmuesi Rilind Nivokazi e ka gjetur sërish rrugën drejtë rrjetës në Superligën e Zvicrës.
Pas vetëm tre minutave lojë, ish-lojtari i Kosovës U21 realizoi me kokë për t’i dhënë epërsinë Sionit.

Surdez harkoi për mrekulli në zonë, ku Nivokazi ishte i pagabueshëm nga afërsia për të zhbllokuar rezultatin.
Ndërkohë, ky është goli i 12-të i Nivokazit në Superligën e Zvicrës, ndërsa ka kontribuar edhe me dy asistime.
Në këtë sfidë titullar është edhe Kreshnik Hajrizi./Telegrafi/





