Hassie Harrison është shfaqur për herë të parë në xhirimet e ribërjes së serialit të njohur “Baywatch”, duke tërhequr vëmendjen me kostumin e kuq njëpjesësh në plazhet e Los Angeles.
Aktorja 35-vjeçare, e njohur nga “Yellowstone”, do të interpretojë rolin e Nat, një ish-fëmijë në kujdestari që bëhet roje bregdetare model dhe mike e ngushtë e protagonistit Hobie Buchannon.

Në këtë projekt marrin pjesë edhe emra si Brooks Nader, Shay Mitchell dhe Stephen Amell, ndërsa seriali pritet të transmetohet në Fox gjatë sezonit 2026–2027, shkruan DailyMail.
“Baywatch”, një nga serialet më të suksesshme të viteve të 90-ta, rikthehet me histori të reja dhe një kast të ri, duke sjellë sërish në ekran jetën e rojeve bregdetare në plazhet e Kalifornisë. /Telegrafi/





