Revolucioni i ri në implantologji: Implantet nga zirkoni apo titaniumi

Implantet nga titani dhe zirkoni ofrojnë zgjidhje moderne, të qëndrueshme dhe estetike për zëvendësimin e dhëmbëve të humbur Ass.Dr.Sci. Visar Disha Specialist i Protetikes Stomatologjike Specialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së Nofullave Specialis...

shendetesi

Implantet nga titani dhe zirkoni ofrojnë zgjidhje moderne, të qëndrueshme dhe estetike për zëvendësimin e dhëmbëve të humbur

Ass.Dr.Sci. Visar Disha Specialist i Protetikes Stomatologjike Specialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së Nofullave Specialist i Kirurgjisë Orale dhe Implantologjisë Tel. +38344559287

Implantet dentare kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si trajtohet mungesa e dhëmbëve. Sot pacientët nuk kanë më arsye të jetojnë me mungesë të dhëmbëve apo proteza të lëvizshme. Implantologjia moderne ofron dy materiale inovative që kanë revolucionarizuar këtë fushë: titanin dhe zirkonin. Të dyja janë zgjidhje të shkëlqyera, biokompatibile dhe të qëndrueshme, duke ofruar funksion dhe estetikë afatgjatë.

Çdo rast është unik – prandaj konsultimi me specialistin e implantologjisë është hapi i parë për të marrë vendimin e duhur për buzëqeshjen tuaj.

Implantet nga titaniumi – standardi i artë

Titaniumi ka qenë për dekada materiali më i përdorur në implantologji, dhe jo pa arsye:

Implantet nga zirkoni – estetika e së ardhmes

Zirkoni është materiali më i ri në implantologji, i njohur për ngjyrën e tij të bardhë natyrale që harmonizohet në mënyrë të shkëlqyer me mishrat dhe dhëmbët përreth. Avantazhet kryesore përfshijnë:

Megjithatë, edhe pse ka shumë përparësi, zirkoni ka disa kufizime:

Edhe pse të dy materialet ofrojnë përparësi të jashtëzakonshme, titaniumi mbetet materiali më i besuar dhe më i provuar në kohë, duke u konsideruar “standardi i artë” i implantologjisë. Nga ana tjetër, zirkoni sjell një dimension të ri estetik dhe është një zgjedhje shumë e mirë për pacientët që dëshirojnë natyralitet maksimal.

Implantologjia moderne nuk ofron vetëm zëvendësim të dhëmbëve, por edhe zgjidhje afatgjata që kombinojnë funksionalitet dhe estetikë. Qoftë titaniumi me forcën dhe historinë e tij të gjatë të suksesit, apo zirkoni me estetikën e tij moderne, të dy materialet i japin pacientit një buzëqeshje të sigurt dhe jetë të re dhëmbëve.

Nëse dëshironi të riktheni funksionin e plotë dhe buzëqeshjen tuaj me një zgjidhje të besueshme, implantet nga titaniumi janë ende zgjedhja më e sigurt dhe më jetëgjatë. /Telegrafi/