Reshjet e borës në Gjirokastër, borëpastrueset ndërhyjnë në rrugët kombëtare

Ditën e sotme zona e Gjirokastrës është përfshirë nga reshjet e dëborës të cilat janë rikthyer në këtë fillm pranvere. Në disa rrugë kombëtare është ndërhyrë me mjete borëpastruese. Aktualisht mjetet e rënda po punojnë për largimin e dëborës si dhe h...

Nacionale

Ditën e sotme zona e Gjirokastrës është përfshirë nga reshjet e dëborës të cilat janë rikthyer në këtë fillm pranvere.

Në disa rrugë kombëtare është ndërhyrë me mjete borëpastruese.

Aktualisht mjetet e rënda po punojnë për largimin e dëborës si dhe hedhjen e kripës në rrugët kombëtare Erind–Çajup, si dhe në Qafën e Skërficës (Kardhiq-Delvinë), raporton euronews.al

Punimet synojnë garantimin e qarkullimit të sigurt dhe normal për të gjithë përdoruesit e rrugës.