Reperi amerikan Offset u plagos në një të shtënë në Florida, policia arrestoi dy persona

Reperi amerikan, Offset, është plagosur dje në një incident me armë zjarri që ndodhi para një kazinoje në Florida, është konfirmuar nga ekipi i tij. Sipas zëdhënësit, artisti aktualisht ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij është stabile dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga mjekët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e […]

Magazina

Reperi amerikan, Offset, është plagosur dje në një incident me armë zjarri që ndodhi para një kazinoje në Florida, është konfirmuar nga ekipi i tij.

Sipas zëdhënësit, artisti aktualisht ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij është stabile dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga mjekët.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme para një hoteli dhe kazinoje në Hollywood të Floridës.

Policia ka bërë të ditur se të shtënat ndodhën në parking. I plagosuri është transportuar në një spital aty pranë për trajtim të mëtejshëm.

Shërbimet kompetente reaguan shpejt dhe siguruan vendin e ngjarjes, ndërsa dy persona janë ndaluar.

Policia thekson se situata është vënë nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për publikun, ndërkohë që hetimet për rrethanat e incidentit vazhdojnë.

Identiteti i sulmuesit dhe motivi i sulmit ende nuk janë bërë të ditura.

Kujtojmë se Offset është anëtar i grupit hip-hop “Migos”, ku anëtari Takeoff humbi jetën tragjikisht në nëntor të vitit 2022 gjatë një tjetër incidenti me armë zjarri.

Në jetën private, Offset ka tre fëmijë me reperen Cardi B, me të cilën aktualisht është në proces divorci. /Telegrafi/